Studeniçan, largohet administratorja, dyshohet për falsifikimin e dokumenteve

Udhëheqja aktuale e komunës së Studeniçanit, ka denoncuar sot një skandal ekonomik të “kurdisur” nga ish-kryetari i Komunës së Studeniçanit, Fati Iseni në bashkëpunim me një administratore komunale dhe një palë të tretë.

Sic njoftohet në komunikatën e komunës, nga puna është pushuar administratorja e cila falsifikoji dokumente me urdhër të Fati Isenit.

Ish-kryetari Iseni i ka përgatitur një dokumentacion (Kontartë) më anë të së cilës Komuna obligohet që një pale të tretë (personi fizik) për çdo muaj nga vitit 2011 e këndej ti paguaj nga 300 euro në kundër vlerë në denarë për kinse shërbime të kryera për transport të mbeturinave dhe shuma tjera të pacaktuara mujore për mirëmbajtjen e kamionit si dhe harxhime tjera për doganimin e kamionit”, thuhet në komunikatën e komunës së Studeniçanit.

“Të njëjtin dokumentacion ka arritur që ta bindë dhe të ja dorëzon administratores komunale që ta vulosë me vulat e Ndërmarrjes Komunale Publike – Studeniçani dhe të njëjtat të ja kthen ish kryetarit Fati Iseni. Për ta kryer këtë shërbim ajo nga një kompani biznesi e afërt me ish-kryetarin Iseni (kanë lidhje miqësore-familjare) dhe me intervenim të tij ende pa e kryer shërbimin kishte pranuar 3 mijë euro kesh para. Këshilltarët e kabinetit të kryetarit aktual  Azem Sadiki rastin e kanë zbuluar duke qenë të informuar nga një kolegë tjetër në komunë ditën kur e akuzuara kishte arritur të vulosë dokumentin dhe ta fuste në çantë për t’ja dorëzuar urdhërdhënësit, Fati Iseni. Pasi i është zbuluar ky dokument ajo në prani të një komisioni të formuar apostafat për këtë rast në komunë ka nënshkruar një deklaratë me anë të së cilës shpjegon rrjetin e organizimit të këtij akti kriminal. Pas kësaj vepre të fëlliqur së pari rasti është paraqitur në polici dhe prokurori pastaj  administratorja menjëherë është pushuar nga puna” , thuhet në komunikatën e komunës së Studeniçanit.

Komuna e Studeniçanit, njëkohësisht përmend edhe kontratat e dyshimta dhe borxhet e trashëguara nga ish kryetari fati Iseni.

Portalb tentoi të marrë prononcimin e ish kryetarit të komunës së Studenicanti, Fati Isenit, por ai nuk ishte i kapshëm në telefon.

Lajme të ngjashme

Back to top button