Banorët e Llabunishtës: Nuk do të lejojmë që dikush të na vjedh pronat

Shpronësimi i tokës private në Llabunishtë ende nuk ka filluar. Banorët duke kërkuar zgjidhje të problemit kanë biseduar për çështjet e tyre kryesisht me pronat dhe janë në rrugë për të formuar Trupin Koordinues, nëpërmjet së cilit do të nxjerrin zgjidhje më të mirë për pronat e tyre.

Banorët po bëhen të vetëdijshëm se tash më nuk mund ta ndalin shpronësimin e tokave të tyre, por nuk duan që pronat e tyre shteti t’i marrë për shumë qesharake.

“Pjesa më e madhe e pronave është tokë pjellore dhe shumë afër liqenit të Ohrit. Me shpronësimin preken 100 familje në Llabunishtë”, tha Naum Risteski njëri pronarët e prekur në këtë rast i cili mundohet që të zgjidhë problemin e  vetë dhe të tjerëve.

“Nëse ndodh që qeveria të mos i pranojë kërkesat tona, ne jemi të gatshëm për pa dëgjueshmëri qytetare dhe mbylljen e rrugëve. Ajo që ndodhi me tokën e kishës është në fakt vjedhje, e njëjta na pret edhe neve. Në Llabunishtë toka shitet për 200 euro ndërsa neve na ofrojnë nga 200 denarë për metër katrorë. Do të angazhojmë vlerësues të autorizuar i cili do të bëjë vlerësimin real të vlerës së tokës, sepse bëhet fjalë për vendin më atraktiv në bregun e liqenit”, tha Naum Risteski.

Konkluzionet nga takimi do t’i dërgohen kryetarit të Ohrit, kryeministrit dhe ministrit të financave. Qytetarët kërkojnë që vetëqeverisja lokale dhe deputetët e Ohrit të vijnë në fshat dhe ët sqarojnë se çfarë do të ndërtohet në Llabunishtë dhe c ‘farë do të ndodhë me tokat e tyre, shkruan Dojçe Vele.

Lajme të ngjashme

Back to top button