Kush do të përfitojë nga ndërtimi i zonës turistike në Llabunishtë?

Shteti ka vendosur që në Llabunishtë të ndërtojë zonë turistike zhvillimore. Banorët janë kundër ndarjes së tokës dhe duan që t’i ruajnë pronat ose ata të vlerësohen në mënyrë reale.

Llabunishta është një fshat i cili gjendet vetëm disa kilometra nga manastiri “Shën Naumi” dhe me muaj nuk largohet nga titujt e mediave maqedonase dhe më gjerë.

Qeveria para rreth dy vite hodhi idenë për  një investim të madh në Llabunishtë dhe ndërtimin e kompleksit turistik i financuar nga biznesmeni indian Subrata Roj.

Problemet me të cilët u ballafaqua Roj në vendin e tij si paraburgimi, ballafaqimi me qeverinë dhe marrja e pasaportës sikur dekurajoi shpartat se në Llabunishtë do të ndërtohet kompleksi turistik aq më tepër është  e dyshimit nëse projekti  “Maqedonia Saharajan”, do të ketë sukses.

Pavarësisht kësaj, qeveria e Maqedonisë me dëshirën për zhvillimin e ekonomisë nëpërmjet turizmit ka paraqitur para deputetëve Ligjin për zonat zhvillimore turistike i cili hyri në fuqi në nëntor të vitit 2012. Me këtë ligj rregullohen përparësitë e investimit në zonat zhvillimore turistike në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button