Moszbulimi i burimit të bakterit Listeria, krijon histeri më të madhe

Shtyhet publikimi i burimit të bakteris Listeria nga e cila në vendin tonë muajt e fundit janë sëmurë 8 persona ndërsa prej tyre 4 kanë vdekur. Ekspertët thonë se rezultatet e mostrave që po testohen në disa laboratori mund të bëhen të njohura për disa ditë dhe shtojnë se kjo praktikë e fshehjes së të dhënave është në dëm të kompanive që punojnë ndershëm dhe sipas rregullave të nevojshme.

“Nuk ka nevojë për fshehtësi, qytetarët meritojnë që të informohen nëse ushqimin që konsumojnë është i sigurt” deklaroi profesori universitar Ilija Karov.

Sipas tij duhet të publikohet emri i firmës e jo të mbahet i fshehur siç ishte rasti i njëjtë para dy viteve kur nuk u bë i njohur emri i firmës që kryente importimin e plehrave të falsifikuara.

Laboratorët ku janë kryer analizat kanë kërkuar afat plotësues për vërtetimin e bakteries në çfarëdo lloj ushqimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button