Gostivari u tregua i fortë edhe ndaj Besës

Klubi i Futbollit Gostivari në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Mavrovë ka shënuar fitore minimale kundër anëtarit të Super Ligës së Kosovës, Besës së Pejës.

Golin e vetëm për ekipin e Gostivarit e shënoi përforcimi më i ri, Burhan Aliu me anë të penalltisë në minutën e 30-të të pjesës së parë. Në minutën e 55, sërish gjyqtari tregoi në pikën e bardhë për ekipin e Gostivarit, por kësaj radhe nuk ishte i saktë mesfushori Burhan Aliu i cili u humbi rastin për ta shënuar golin e dytë.

“Jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e të gjithë futbollistëve, duke pasur parasysh se kemi luajtur kundër një ekipi të Super Ligës së Kosovës, të cilët kanë pretendime të jenë në kreun e tabelës në Kosovë. Ekipi jonë ishte më i mirë ne gjitha aspektet. Jemi të përgatitur të kemi rezultate pozitive në edicionin e ri në Ligën e Dytë. E kemi shfrytëzuar maksimum periudhën prej 3 jave për tu përgatitur, edhe pse nisem me vonesë me stërvitjet. Deri në ndeshjen e parë të kampionatit, do përgatitemi në pjesën taktike të skuadrës”, tha trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Edhe drejtori sportiv i KF Gostivarit, Argjent Beqiri u shpreh i kënaqur me lojën dhe me rezultatin e ekipit gostivaras, ai tha se “Ky rezultat është shumë i mirë para fillimit të kampionatit”, thotë Jakupi.

Në këtë ndeshje ka pësuar lëndim mesfushori i Gostivarit, Maliq Beluli. Trajneri Jakupi thotë se mbetët të shihet se sa serioz është lëndimi i futbollistit Beluli.

KF Gostivari me 9 gusht ndeshjen e parë në Ligën e Dytë republikane do ta zhvilloje në Shkup kundër ekipit të Skopjes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button