Valencia ofertë serioze për Mustafin

Shkodran Mustafi mund ta provojë edhe kampionatin spanjoll. Pas qëndrimit në bundesligë, premierligë, dhe së fundi Serie A, mbrojtësi i shqiptar mund të jetë pjesë edhe e La Ligas.

Siç njofton gazetari dhe eksperti i merkatos italiane, Gianluca di Marzio, është Valencia që po shpreh interesimin për mbrojtësin Kampion Bote me Gjermaninë.

Spanjollët i kanë bërë një ofertë prej 10 milionë euro Sampdorias, ndërsa sot gjatë orëve në vazhdim pritet të takohen drejtuesit e këtyre dy skuadrave, për të vendosur për hapat e mëtejmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button