Renova dhe Teteksi ndanë pikët

Kampionati i ri i Ligës së Parë të Maqedonisë në Futboll, ka filluar dje me ndeshjen Renova – Teteksi që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë, e që ka përfunduar me shifra të barabarta 0:0.
Ndeshja u zhvillua para 1000 tifozëve, por që nuk kënaqi të pranishmit kur dihet se kjo ishte ndeshje derbi mes dy skuadrave nga Tetova, ku pritej më shumë.
Ajo që mund të veçohet gjatë këtyre 90 minutave është se skuadra vendase, Renova krijoi disa raste për të shënuar, por Nuhi dhe Asani, Emini dhe Gafuri nuk kishin fat që ti konkretizojnë ato me gola, ndërsa nga ana tjetër ekipi mysafirë Teteksi kishte vetëm një rast që të rrezikon portën e Saladin Mustafit.
Gjyqtari Stojançe Stojanov i cili në përgjithësi ishte në nivelin e detyrës, anuloi një gol të Renovës me pretekst të faullit, ndërsa me kartonë të verdhë ndëshkoi vetëm dy futbollist të Teteksit, Simjanovskin dhe Cvetanovskin.
Sot vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Parë kur në orën 17:30 do të takohen: Shkëndija – Bregallnica, Pelisteri – Vardari dhe Sileksi – Horizonti, ndërsa të hënën luajnë Rabotniçki – Metalurgu. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button