Osmani: Vazhdojmë pa presion kundër Salsburgut

Trajneri i Shkëndisë, Qatip Osmani pas barazimit pa gola në ndeshjen kthyese të xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e kampionëve kundër ekipit Sherif në Tiraspol, deklaroi se tani vazhdojnë në Evropë pa presion, njofton MIA.

“Ky është sukses i madh dhe të gjithë në klub jemi të lumtur. Eliminuam ekip cilësor dhe e realizuam qëllimin tonë. Ndoshta ishim të orientuar më tepër në mbrojtje, por megjithatë, patëm përparësi nga ndeshja e parë dhe arritëm ta ruajmë. Tani vazhdojmë pa presion kundër Salsburgut”, tha Osmani.

Ndeshja e parë mes Salsburgut dhe Shkëndisë do të luhet më 8 gusht në “Red Bul Arena” me fillim në ora 19:00, ndërsa ndeshja kthyese është më 14 gusht në Telekom Arena në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button