OJQ Shprehu: Pse nuk dënohen vandalët që sulmuan shqiptarët?

OJQ SHPREHU me seli në Shkup, dënimin me tre vjet burg të protestuesve shqiptar në Shkup e quan shkelje flagrante e të drejtave themelore njerëzore dhe sipas tyre gjë që prek mbi dinjitetin dhe nderin shqiptar dhe musliman.

“Për hir të miqve tanë ndërkombëtarë dhe për hir të ruajtjes së paqes dhe demokracisë, do të mundohemi, deri në moment të fundit, të sjellim drejtësi me mjete demokratike.” thonë nga “Shprehu”

OJQ SHPREHU bën apel që protestat të vazhdojnë në mënyrë sa më masive dhe të qeta si dhe shpreh indinjatën e saj për mos dënimin e vandalëve maqedonas muaj më parë në lagjen Gjorçe Petrov të cilët dëmtuan prona dhe sulmuan shqiptarë.

“Derisa ne dënohemi edhe nëse shprehim mllefin dhe pakënaqësinë ndaj këtyre padrejtësive, ky shtet mundohet te kthejë një sistem komunist jugosllav, kur gjithë shqiptarët me automatizëm ishin ‘irredentist, separatist, terrorist, shovinist… ‘ kur burgjet ishin plot me shqiptarë dhe shqiptar i mirë ishte vetëm ai që me kokën ulur mbante mbi supe nënçmimin dhe përbuzjen e sllavëve. “thonë nga “Shprehu”

Përse ky shtet nuk e respekton kushtetutën e vet e cila garanton të drejtën e shprehjes së lirë?, pyesin ata.

“Derisa vandalët, kriminelët maqedonas që dëmtuan shqiptarët dhe pronat e tyre ecin të lirë, ne gjykohemi me burg sepse ushtrojmë një të drejtë të garantuar me kushtetutë, të drejtën e shprehjes së lirë. “thonë nga “Shprehu” duke kërkuar që “tu vjen zëri edhe partive tona politike, të cilët sigurisht me padurim presin mundësinë që edhe ata të bëjnë diçka të dobishme për popullin shqiptar në këtë situatë. thonë nga OJQ “Shprehu”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button