Maqedonia sot i feston dy Ilindenët

Dy Ilindenët historikë – 11 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetori i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së shënohen me tubime popullore në “Meçkin Kamen” në Krushevë dhe në Kompleksin memorial KAÇKM në fshatin kumanovar, Pelince. Dita e Republikës këtë vit shënohet nën moton “Nga ëndrra drejt Diellit”.

Në Krushevë për Ilinden tradicionalisht arritën Kavaleria e Marshit të Ilindenit, ndërsa qyteti gjatë ditëve në vijim do të jetë organizator i takimit shkencor-kulturor “Dhjetë ditë Republikë e Kushevës”.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan këmbanat në Krushevë në mesnatën e Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, ndërsa pas dy ditësh Nikolla Karev e shpalli atë Republikën e Krushevës dhe u bë kryetar i saj… Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button