Tresi: Për të mbuluar aferat korruptive, Sela përdor bandat

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryetarin e Strugës, Ziadin Selën se për të tërhequr vëmendjen nga aferat korruptive që po zhytet gjithnjë e më shumë, po përdor banda.
Në një deklaratë, Tresi thekson se Ziadin Sela, duke keqpërdorur skajshmërisht pozitën si kryetar i Komunës së Strugës është zhytur thellë në afera korruptive dhe krim të organizuar.

Sipas tij, për t’i mbuluar gjurmët e krimit, Ziadin Sela nxit bashkëpunëtorët e tij, të cilët struganët i njohin si persona me një të kaluar problematike si dhunues, hajdutë, përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike.

“Një ndër këta lakej përndryshe i njohur në Strugë si narko-diler dhe përdorues i drogave të forta, aktualisht drejtor në ndërmarrjen publike Ujësjellës dhe Kanalizime të Strugës, Verim Kaba, të enjten (31.07.2014) rreth orës 12:14 min në qytetin e Strugës duke e kërcënuar me armë kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë, Blerton Pollozhani”, tha Tresi në pres konferencë.

Lajme të ngjashme

Back to top button