Ivanov: Kontestimi i legjitimitetit të presidentit, papërgjegjësi e BDI-së

Deklaratat e fundit të një pjese të udhëheqësisë së BDI-së me pranimin e institucionit të Presidentit, ndërsa kontestim i legjitimitetit të presidentit, Ivanov I ka vlerësuar si ide po aq të paqarta sa që ishte edhe ideja për presidentin konsenzual.

“Edhe krahas thirrjes së BDI-së për bojkot, një pjesë e qytetarëve të etnitetit shqiptar dolën në zgjedhjet presidenciale dhe dhanë votën e tyre për mua. Koncept i cili u pa se si kaloi në zgjedhje dhe çka thanë qytetarët për të. Thirrja për bojkot në zgjedhjet presidenciale nga ana e BDI-së krijoi pasqyrë të gabuar në opinion për marrëdhëniet ndëretnike”, ka thënë më tej në bisedën për “Dnevnik”, Ivanov, duke shtuar se Kushtetuta e obligon të përfaqësoj Maqedoninë si shtet sovran dhe të përfaqësoj të gjithë qytetarët e vendit.

“Çdo herë them se nevojitet që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të ndërtojnë modelin maqedonas të bashkëjetesës”, thekson Ivanov. Ai ka thënë se Këshilli do të mbajë seancën konstitutive, ndërsa emërimi i anëtarëve do të reflektojë përbërjen e popullsisë në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit. Të bojkotoni zgjedhjet presidenciale, dhe tani publikisht të kërkoni funksione dhe të bëni pazare për çështje të interesit vital të shtetit, më së paku është sjellje e papërgjegjshme, nënçmim i kapacitetit demokratik të vendit. Por siç është edhe në jetë, ashtu është edhe në politikë. Kur hyni në lojë të huaj, lehtë nuk mund të dilni.”, ka deklaruar Gjorgje Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button