Sulm me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot para orës 6 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve në veri të qytetit të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së ‘Telekom Serbia’, ku pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Një ditë pas vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it dhe plagosjes së dy të tjerëve gjatë një sulmi në afërsi të Zveçanit, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Edhe pse pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, kjo ka shqetësuar shumë banorët e veriut. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se situata paraqitet e tensionuar ditëve të fundit, raporton RTK.

”Në veri të Mitrovicës situata është shumë më e tensionuar sepse kanë ndodhur disa incidente që po e tensionojnë atë pjesë. Dje ka ndodhur një vrasje e policit, ndërsa sot në ora 6 të mëngjesit ka ndodhur edhe një eksplodim në atë pjesë të qytetit”, theksoi ai

Zyrtarët komunalë thonë se këto incidente kanë për qëllim pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve me 3 nëntor në veri. Ata kërkojnë shtimin e masave të sigurisë në atë pjesë të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button