Lajçak: Nuk duhet të ketë panik për vizat

Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak i cili po qëndron për vizitë në Beograd ka thënë se nuk ka vend për panik për shkak të miratimit të mekanizimit mbrojtës që mundëson heqjen e regjimit pa viza për shtet e Ballkanit perëndimor.

“Mendoj se miratimi i mekanizmit nuk është arsye për panik. Mekanizimi është më shumë një masë për aksion të BE-së apo një anëtare e shtetit, nëse vjen deri te rritja dramatike e numrit të njerëzve që vijnë nga ky rajon dhe nëse keqpërdoret liberalizimi”, tha ai.

Ai ka thënë se sjellja e mekanizmit për suspendim është proces i rëndë dhe se nuk mund që vetëm një shtet të sjell vendim të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button