Votohet përbërja e re e Komisionit për lustrim, Axhiev sërish kryetar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me 82 votoa “pro” dhe asnjë kundër dhe të abstenuar e votuan përbërjen e re të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Sërish kryetar i Komisionit për lustrim është Tome Axhiev, ndërsa zëvendës i tij Asan Luma. Anëtarë janë Daut Dauti, gazetar nga Shkupi, Shpend Vinca, sociolog i diplomuar nga Struga, Novica Veljanoski doktor i shkencave juridiko-historike, Vecko Zdraveski, magjistrant për shkenca politike nga Kërçova, Predrag Dimitrovski, gazetar i diplomuar nga Shkupi, Igor Llazarovski, inxhinier i diplomar pyjor nga Shkupi, Sashko Janev, sekretar në komunën Negotinë dhe magjistrant i historisë, Ristana Lalçevska juriste e diplomuar, si dhe Linko Bejzarovski, politikolog nga Pllasnica.
Në rend dite të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 11-të janë edhe Propozim ligji i plotësuar për kundërvajtje në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për punë të brendshme, për arsim fillor, për arsim të mesëm, për arsim të lartë, për mbrojtje sociale, për peshkatari dhe akuakulturë, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve është edhe Propozim ligji për garancë të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për kredi për financim të Projektit për rehabilitim të rrugëve magjistrale dhe rajonale, që do të bëhet ndërmjet Bankës ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Bankës botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button