BFI, nuk ka përgjigje ndaj raportit të DASH, për afërsinë me qeverinë dhe partë e haxhilerëve

Bashkësia Fetare Islame nuk pranon të komentojë Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me politizimin dhe keqpërdorimin e religjioneve në Maqedoni. Gjatë gjithë ditës, përfaqësuesit e BFI-së nuk u përgjigjeshin telefonatave për të dhënë ndonjë koment rreth qëndrimeve të Departamentit të Shtetit. Në raportin e rregullt vjetor të amerikanëve lidhur me respektimin e lirive fetare, thuhet se BFI-ja ka parë shumë leverdi nga marrëdhëniet e afërta që mban me Qeverinë. Për më tepër, bëhet fjalë për mjete financiare, që janë grumbulluar për aplikimet për viza saudite, të nevojshme për kryerjen e Haxhit. Departamenti i Shtetit vëren se aplikimi në fakt është pa pagesë, dhe BFI-ja padrejtësisht pasurohet me rreth 400 euro prej çdo aplikim vize për Haxh, transmeton Alsat.

“Disa njerëz brenda qeverisë dhe komunitetit mysliman kanë deklaruar se BFI gjithashtu ka përfituar nga lidhjet e ngushta me qeverinë. Si shembull, ata përmendën dhënien e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë BFI-së, për ndërlidhje me zyrtarët konsullorë të Arabisë Saudite për lëshimin e vizave për haxhillëk. Këta individë deklaruan se kjo e drejtë i ka mundësuar BFI-së që të marrë taksë shpërpjesëtimore në vlerën përafërsisht 400 euro ($551) që të lejojë aplikimet për viza, të cilat janë pa pagesë nga Arabia Saudite, për pjesëmarrje në haxhillëk”, thuhet në Raportin e DASH, transmeton Alsat.

BFI-ja nuk ka komentuar gjithashtu as vërejtjet e Departamentit Amerikan për diskriminim e komunitetit mysliman nga ana e Qeverisë dhe favorizimit të Kishës Ortodokse në kurrizin e bashkësive të tjera fetare. Departamenti i Shtetit theksonte në Raport se pjesa maqedonase e Qeverisë shpeshherë kishte politizuar fenë duke e përdorur për agjendën e saj politike. Gjithashtu përmendet se me para publike janë financuar rindërtimi ose ndërtimi nga e para i shumë objekteve fetare ortodokse, përfshi kisha, kryqe e simbole të tjera.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button