Williamson publikon rezultatet e hetimeve për krime lufte

Pas tri vitesh hetimesh për krime lufte në Kosovë, sot do të flasë në Bruksel, Shefi i Task-Forcës Speciale, Clint Williamson.Gjatë konferencës që do të mbahet paradite, Williamson do t’iu drejtohet gazetarëve, ndërsa do të bëjë publike rezultatet e hetimeve 3-vjeçare, hetime këto që janë bazuar në raportimin e zviceranit Dick Marty.Hetimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e Williamson, i cili disa herë gjatë kësaj periudhe ka vizituar Prishtinën, Beogradin por edhe Tiranën.Së fundi, Willamson në Kosovë ka qëndruar gjatë javës së kaluar ku është takuar me Presidenten Atifete Jahjaga, me ministrat Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi e Agim Çeku, si dhe me udhëheqësit ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.Task Forca Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Marty-t se në Kosovë gjatë luftës ka pasur trafikim të organeve, është themeluar në shtator të vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button