LSDM: Pas tetë vitesh në pushtet, Gruevski tani u kujtua për autostradat

Pas 8 viteve në qeveri, Nikolla Gruevski tani është kujtuar për autostradat, reagojnë nga LSDM-ja pas deklaratës së kryeministrit.

“Është vonë! Maqedonia është thelluar në borxhe. Pse deri më tani paguheshe për rrugica kur ajo është në gjendje katastrofale? Ku kanë shkuar gjithë ato para të qytetarëve? Tani qytetarët janë të ngarkuar me çmime të larta me pagesat rrugore dhe regjistrimin e automjeteve, për 30 për qind”, thonë nga LSDM-ja.

Nga LSDM thonë se nëse qëllimi i qeverisë Gruevski është investimi në rrugë atëherë të përgjigjet ku janë paratë e qytetarëve nga pagesat rrugore dhe regjistrimi I automjeteve në këto 8 vite qeveri.

Lajme të ngjashme

Back to top button