Ish-agjenti i CIA-s: Lideri i ISIS u trajnua nga Izraeli

Ebu Bekr Al Bagdadi mori trajnime ushtarake intensive me shërbimin sekret “Mossad”

Ish-agjenti i NSA-s dhe CIA-s, Edward Snowden, ka zbuluar se udhëheqësi i Shtetit Islam të Irakut dhe Sirisë, Abu Bakr Al Baghdadi u trajnua në Izrael. Snowden shtoi se CIA amerikane dhe inteligjenca britanike kanë bashkëpunuar me Mosadin e Izraelit për të krijuar një organizatë terroriste që do të ishte në gjendje për të tërhequr të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke përdorur një strategji të quajtur “Foleja e grerëzës”.

Strategjia “Foleja e grerëzës”, ka për qëllim të sjellë të gjitha kërcënimet kryesore në një vend, që të bëjë më të lehtë përcjelljen e tyre dhe kryesisht për të destabilizuar vendet arabe. Agjenti CIA-s ka zbuluar se Ebu Bekr Al Bagdadi ka marrë trajnime ushtarake intensive në inteligjencën izraelite “Mossad”. Përveç trajnimit ushtarak, Al Bagdadi ka studiuar edhe aftësitë e komunikimit dhe të të folurit në publik në mënyrë që të tërheqë “terroristët” nga të gjitha qoshet e botës.

Qendra për Kërkime mbi Globalizimin (CRG), një organizatë e pavarur jofitimprurëse në provincën e Quebec-ut, Kanada, e cila fokusohet në kërkime dhe media, ka bërë një artikull për këtë, duke shtuar se tre vendet që krijuan këtë organizatë terroriste do të jenë në gjendje të tërheqin të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke e përdorur strategjinë e lartpërmendur e njohur si “Foleja e grerëzës”. “Zgjidhja e vetme për mbrojtjen e shtetit hebre është duke krijuar një armik pranë kufijve të saj”, ka thënë Snowden

Lajme të ngjashme

Back to top button