Drejtori i CIA-s do të takohet me homologun e tij rus në Turqi

Drejtori i CIA-s Bill Burns takohet në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë, raporton VOA.

Sipas një zyrtari të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në takimin mes drejtorit te CIA-s dhe drejtorit të agjencisë së inteligjencës ruse SVR, nuk do të diskutohej mbi vendimet për luftën në Ukrainë. Drejtori i CIA-s pritet po ashtu të ngrejë çështjen e dy amerikanëve të burgosur në Rusi, yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktorit civil Paul Whelan. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Dy zyrtarë turq thanë se nuk ishin në dijeni për takim mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button