Kështu e uron Vetëvendosja festën e Bajramit

Lëvizja VETËVENDOSJE! të gjithë besimtarëve muslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, ua uron Fitër Bajramin.

Fitër Bajrami është fjala përmbyllëse e Zotit për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji ndodh një përqendrim i veçantë i dedikimit, një respekt special për madhështinë e Krijuesit, një shkëputje periodike nga rutina materiale për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij.

Por nëse muaji i shenjtë i Ramazanit është konfirmim i domosdoshmërisë së pavarësisë së qenies njerëzore ndaj gjërave të përkohshme dhe mashtruese, ai në të njëjtën kohë është vlerë sociale solidare. Zoti e ka krijuar njeriun për të bërë vepra të mira, për ta ndihmuar nevojtarin dhe për ta ngritur të varfrin. Prandaj ndarja e të mirave të Zotit me të tjerët që kanë nevojë (zeqati), është vepër nga e cila duhet të marrin shembull të gjithë .

Ne ua dëshirojmë të gjithë besimtarëve pranimin e agjërimit nga Zoti, veprat e tyre të mira, dhe vlerësimin e përkushtimit të tyre.

Urime Fitër Bajrami!

Lajme të ngjashme

Back to top button