Aurela Gaçe sjellë këngën e saj të parë popullore (Video)

Këngëtarja Aurela Gace ka lansuar projektin e saj më të ri “Merrem sonte”. Një këngë popullore të cilës ja ka punuar edhe videoklipin, por që vendosi ta publikojë para një tjetre moderne që thotë se e ka të gatshme.

Kështu vendosi pas pyetjes së bërë në rrjetin social facebook dhe bazuar në komentet që ka marr nga adhuruesit e saj.

“Është hera e parë që marr përsipër të këndoj një këngë popullore që është e krijuar për mua, me muzikë e tekst. Në këto 20 vjet kam risjellë vetëm këngë të vjetra. Kam sjellë edhe provuar të marr, muzikën polifonike e ta bëj me muzikë e ritme si Cinxerfile e Tundu Bejke, provë që e bëra në 1998 e 2000, në dy albumet e mija me këngë popullore. Erdhi koha kur unë vetë e ndjeva se duhet të jem mes jush dhe me këngët e krijuara për mua”, thotë Gace.

Lajme të ngjashme

Back to top button