Galaxy S5 Alpha do të prodhohet në sasi të limituar

Është folur shumë në internet për telefonin inteligjent Samsung Galaxy S5 Alpha (që i jemi referuar si Galaxy Alpha në të kaluarën) ku thuhet se do të ketë një trup prej metali, por nuk janë shfaqur asnjëherë imazhe të kësaj pajisjeje, të paktën deri tani.

SamMobile zbuloi fotot e këtij telefoni inteligjent. 

Ky telefon inteligjent vjen me ekran pak më të vogël se ekrani 5.1 inç i Samsung Galaxy S5, megjithatë dizajni është pothuajse i ngjashëm me këtë telefon.

SamMobile pretendon se Galaxy S5 Alpha do të vijë me ekran 4.7 inç, ndërsa rezolucioni nuk është bërë i ditur akoma, mund të jetë Full HD (1,080 x 1,920 pikselë) ose Quad HD (1,440 x 2,560 pikselë). 

Thuhet gjithashtu se ky telefon inteligjent do të prezantohet muajin e ardhshëm, si dhe do të prodhohet në sasi të limituar.

Lajme të ngjashme

Back to top button