Organizatat bamirëse: Sivjet më pak ndihma për skamnorët gjatë Ramazanit

Fundi i Ramazanit, sjellë një bilanc jo edhe  aq të kënaqshëm në aspektin e ndihmesës së skamnorëve. Organizatat humanitare që kanë zhvilluar  aktivite bamirësie, theksojnë për Portalb, se mëshira e donimit të ndihmave të të varfërve, ka qenë më e dobët këtë vit krahasuar me muajin e  ramazanit të vitit të kaluar.

Shumë shoqata bamirëse dhe joqeveritare, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, punojnë dhe organizojnë aktivitete të ndryshme për të varfrit e vendeve ku ata kooperojnë.

Përfaqësues i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, Hamdi Nuhiu, thotë për Portalb se, organizata e tyre bënë një përjashtim nga të tjerët e cila këtë vit shënon një rritje ndarjes së ndihmave për të varfërit.

“Muaji Ramazan kalon, ndërsa të varfrit kanë nevojë për mbështetje edhe jashtë këtij muaji. Edhe pse ndoshta të pasurit i pastrojnë pasuritë e tyre obligative gjatë muajit Ramazan, ata duhet që të kanë një brengë për të varfrit e këtij vendi edhe pas këtij muaji. Ne jemi optimist se ka në mesin e popullit tonë shumë njerëz solidar të cilët nuk i zgjedhin muajt dhe situatat për t`i ndalë në ndihmë këtij populli.” Përfundoi për Portalb, Hamdi Nuhiju, përfaqësues i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë.

Shporta e Ramazanit: Sivjet më pak ndihma sesa në vitet e kaluara

Forumi Rinor Islam, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatën “Kalliri i Mirësisë” po kryejnë gjithashtu aktivitete për ndihmat kundrejt të varfërve. Por ata potencojnë se sivjet në Tetovë, edhe pse kanë shpresa se do rriten ndihmat, deri më tani janë mbledhur 1660 pako që është shumë më pak sesa 2700 që ishin vjet. Për Portalb, nga zyrat për  marrëdhënien me publikun në FRI, shprehen: 

“Është i njohur fakti që Forumi Rinor Islam nuk është organizatë humanitare, mirëpo kontributin e vet me aktivistë vullnetarë e jep në bashkë organizim me “Kallirin e Mirësisë” si organizatë humanitare. Kësisoj vite me radhë organizon aktivitetin bamirës “Shporta e Ramazanit” me ç ‘rast  grupi që dëshiroj t’ju ndihmojë janë nevojtarët, skamnorët, personat me nevoja të veçanta, bonjakët etj.

Aktiviteti në fjalë sa i takon qytetit të Tetovës po realizohet për herë të pestë me radhë, dhe deri para dy-tre ditëve ne konstatuam se dyfish është më i madh numri i atyre që kërkojnë ta marrin një pako nga Shporta e Ramazanit, kundrejt atyre që e donojnë atë.

Ne jemi munduar të përfshijmë të gjitha vendbanimet e Tetovës, dhe numri i pakove që kemi shpërndarë deri më sot, arrin numri 1660 Shporta të Ramazanit me ç’rast pretendojmë se gjatë ditëve në vazhdim do arrijmë të tejkalojmë numrin 2000, numër ky që është i përafërt me numrin e pakove të tubuara e shpërndara vitin e kaluar e që ishte afër 2700.

Në këtë vijë edhe në Kumanovë me organizatën humanitare “Vllaznia”, njëjtë sikurse në Tetovë vite me radhë realizohet aktiviteti në fjalë. Në qytetin e Kumanovës kemi arritur të ndajmë afërsisht 1000 pako nga Shporta e Ramazanit, duke e shpërndarë të njëjtën në qytetin e Kumanovës dhe në fshatrat për rreth.

Edhe ditët e ngelura të Ramazanit aktivistë të organizatës tonë do të qëndrojnë në tendat të cilat kanë ekzistuar nga fillimi i Ramazanit, për të qenë afër atyre që dëshirojnë të kontribuojnë nga aktiviteti në fjalë, dhe për të gjithë ata të cilët kërkojnë mëshirë nga kjo iniciativë.

Ndryshe, njëzëri konstatojmë se viti aktual është më i rëndë se ai para rendës dhe numri i nevojtarëve është gjithnjë e më i madh.”

Shoqatat dibrane: Numri i të varfërve sa vjen e shtohet

Edhe në Dibër  shoqatat “Drita” e “One $ for Dibra”, kanë pasur një rënie të prurjeve ndaj të varfërve krahasuar me vitet tjera. Kjo së paku deri më tani. Në një prononcim për Portalb, nga të rinjtë që punojnë në këto shoqata shprehen:

Ne jemi një grupe të rinjsh në bashkëpunim me shoqatën Humanitare ,,Drita,, dhe ,,One $ for Dibra,, me të cilët ka disa vite që  e organizojmë së bashku këtë aksion humanitar. Ne si edhe viteve të tjera edhe këtë vit organizuam grumbullimin e ushqimeve dhe shpërndarjen e tyre nëpër familjet me nevojë. Këtë vit nuk ishe si vitet e tjera gatishmëria për ndihme nga qytetaret ka qenë me e vogël ne krahasim me vitet e tjera. Ne kemi shpërndarë rreth 60 pako ne 60 familje por ka qenë një pako e furnizuar mire. Artikujt që ka përmbajtur një pako është groshe, oriz, vaj, makarona, jufka, supa, sheqer, kripe, një kuti batak, një thes miell, pasteta  dhe mish viçi. I falënderojmë qytetaret e biznesmenët dibran që na përkrahën këtë iniciative dhe na bene që te realizojmë edhe këtë vit këtë projekt.

Në krahasim me vitet e tjera këtë vit ka pasur më pak por ndoshta edhe kriza ekonomike ka ndikuar që të kemi më pak donatorë.
Sa i përket numrit të varfërisë, sa vjen e shtohet dhe zbulojmë raste që me të vërtetë të lënë me gojë hapur.

Familja e varfër dibrane, e gëzuar nga ky aktivitet

Një familje e varfër dibrane, në kushte anonimiteti për Portalb, thotë se vërtet dora që jep është më e mirë se dora që merr, por edhe jo pa arsye Zoti ka caktuar të pasur dhe të varfër, që të ndihmojnë njëri-tjetrit. Në thuajse çdo vit kemi problem me ushqimin, por kjo gjë nuk vërehet gjatë ramazanit, ku ndihmat janë të shumanshme, veçanërisht nga shoqatat humanitare.

Sipas statistikave që japin organizatat ndërkombëtare, në Maqedoni, 30% e popullsisë jeton në limitet e varfërisë. Ndihmat që jepen kundrejt të varfërve dhe organizimet mbi to, natyrisht që zvogëlojnë këtë plagë të rëndë të shoqërisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button