Dibranët të indinjuar me “Telekomin”

Dibra përballet me defekte të shpeshta të telefonisë fikse, si pasojë e saj lagje të tëra mbesin të pa mbuluara me rrjetë të internetit. Qytetarët dibran të cilët jetojnë në lagjen ,, “Venec I”  dhe ”Taranik”  me vite të tëra përballen me këto  probleme.  Pasiviteti dhe neglizhenca e  “Telekomit të Maqedonisë”   kanë bërë që shumica e familjeve dibrane  të jenë tejet të indinjuar.

“Tre vite me radhë kam problem me internetin dhe telefonin, disa herë jam paraqitur në Shkup për defektin që kam në shtëpi por, më kot. Një javë jemi  pa internet, më pas vijnë punonjësit dhe e rregullojnë internetin, kjo nuk zgjatën shumë , pas tre javë nuk kam prap  internet, përsëri zhagitet  problemi i njëjtë,,  – shprehet për Portalb,  Idajet Karameti.

Ankesa të këtilla që kanë lëshuar qytetarët dibran ka plot, por deri kur do të tejkalohet ky problem nuk e dimë, u shpreh punonjësi në zyrat e Telekomit. Dibranët kanë të drejtë të ankohen por ne nuk kemi ingerenca  të mëdha, kaq mundemi të bëjmë nga ana jonë, thekson ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button