Migrena dhe kokëdhimbjet- pse ndodhin, si ti parandalojmë?

Nuk ka shërim për migrenën. Megjithatë, ekzistojnë shumë barna në dispozicion për të trajtuar ose parandaluar disa migrena. Shpeshtësia e migrenës mund të zvogëlohet edhe duke njohur dhe shmangur nxitësit, siç është vera e kuqe dhe mungesa e gjumit (si edhe nxitësit tjerë të lartpërmendur).

Barnat kundër dhimbjes. Ibuprofeni, aspirina, acetaminopheni dhe kafeina ndihmojnë në largimin e dhimbjes te disa njerëz me migrenë. Përdorimi i tyre duhet të jetë i kujdesshëm, sepse doza e madhe mund të shkaktojë rikthimin e kokëdhimbjes.

Barnat kundër nauzesë. Mjeku mund t’ju përshkruajë barna për ta lehtësuar mundimin në lukth që zakonisht e shoqëron migrenën.

Medikamentet anti-migrenë. Ekzistojnë disa barna, të cilat në rast se përdoren në shenjën e parë të një migrene, mund ta ndalojnë procesin që e shkakton kokëdhimbjen. Po ashtu, këto barna mund ta ndalojnë edhe vet kokëdhimbjen.

Barnat parandaluese. Kur kokëdhimbjet janë të rënda dhe të shpeshta (më shumë se tri herë në muaj) dhe ndikojnë në aktivitetin e përditshëm, mjeku mund t’ju ordinojë medikamente parandaluese, të cilat zvogëlojnë shpeshtësinë dhe forcën e dhimbjes, ndërsa merren në baza ditore.

‘Biofeedback’. Prapaveprimi u mundëson njerëzve që t’i njohin situatat stresuese që nxisin migrenën. Nëse migrena fillon ngadalë, shumë njerëz mund ta shfrytëzojnë prapaveprimin për të ndaluar sulmin./ Mjeku

Lajme të ngjashme

Back to top button