Thyen rekordin me pasurinë marramendëse, ja sa posedon Mark Zuckerberg

Pasuria e tij shtohet dita ditës dhe jo vetëm kaq, por rekordet e tij tashmë nuk bëjnë bujë të madhe, kjo për shkak të kalimit në çdo sekondë të lekëve në llogarinë e tij bankare.

I referohemi themeluesit të rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ka thyer një tjetër rekord. Pasuria e tij ka kapur shifrën e 33.300.000.000 miliardë dollarëve.

Me një llogari të thjeshtë matematikore, kjo do të thotë se ai është më i pasur se dy themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page.

Jo vetëm kaq, por ai është më i pasur se edhe themeluesi i Amazaon, Jeff Bezos. Të gjitha këto të dhëna rreth vlerës monetare të tyre, i referohen indeksit të miliarderëve të hartuar nga Bloomberg.

Po sipas Bloomberg, gjatë 12 muajve të fundit, aksionet e Facebook-ut janë rritur me 183%. Në listën e miliarderëve, Zuckerberg mban vendin e 16-të, i ndjekur nga themeluesit e Google, që janë në vendin e 17-të dhe 18-të.

Nuk duhet harruar fakti se vendin e parë e mban presidenti i Microsoft, Bill Gates, me një pasuri prej 84.7 miliardë dollarë. / Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button