Toyota prodhon 40 milionë Corolla për 47 vite

Toyota gjatë këtij viti ka prezantuar gjeneratën e 11-të të modelit Corolla. Kjo veturë jo shumë moti ka festuar jubileun në auto industri, dhe për më pak se gjysmë shekulli ka arritur të shes plot 40 milionë Corolla.

Adhuruesit e veturave në mënyra të ndryshme përjetojnë kënaqësinë me Toyota Corolla. Dikujt i pëlqen e dikujt jo. Por askush nuk mund të mohoj të arriturat e këtij modeli, e sidomos faktin që është një prej modeleve më të shitura në histori të automobilizmit.

Kur në vitin 1966 u prezantua gjenerata e parë e Corolla, brenda një viti ishte paraparë që të prodhohen 240.000 vetura në fabrikën e Takaoka. Por sot Toyota prodhon më shumë se 1.1 milionë njësi të këtij modeli në vit, apo 125 vetura në orë.

Lajme të ngjashme

Back to top button