Vret veten pasi dhëndri iu vra për flamurin e PS-së!

Një 65- vjeçar nga Cërrava e Pogradecit vrau veten dje duke u vetëmbytur në një rezervuar.

Përpara se të vriste veten, Avni Besholli kishte lënë një letër, ku shkruante se: “Më falni, nuk po e kaloj dot atë që ndodhi. Nuk mundem. Ju dua fort të gjithëve”.

Mendohet se shkak për vetëmbytjen ka qenë vrasja e dhëndrit të Beshollit dy ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.

Dhëndri Eduard Hymetllari, që ishte kreu i PS në fshatin Qershizë, u qëllua për vdekje nga xhaxhai i tij pas një sherri për vendosjen e flamujve të PS-së.

Admir Besholli, nipi i të vetëvrarit Avni Besholli, tregon për GSH se xhaxhai i tij nuk e kaloi dot dhimbjen për humbjen e dhëndrit, ndërsa shihte vajzën dhe mbesën që vuanin largimin e Eduardit.

Admiri thotë se ai e përmendte këtë fakt edhe në letrën e lënë.

“Ai e kishte brengë dhe e përmendte shpesh faktin që mbesa e tij e mitur vetëm 5 vjeçe po rritej pa baba. Ai kishte 6 vajza dhe një djalë dhe nga gjendja ekonomike ishte mirë. I vetmi problem që i mbeti peng ishte vrasja e dhëndrit. Sapo shikonte mbesën dhe vajzën e tij, ai përlotej, nuk e kalonte dot”./ep

Lajme të ngjashme

Back to top button