Qeveria shpalli konkurs publik për participim të qytetarëve në organet udhëheqëse

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e shpalli konkursin publik për konkurrimin e personave të cilët dëshirojnë të jenë të angazhuar në këshillat udhëheqëse dhe mbikëqyrëse. “Konkursi i cili do të jetë i hapur deri më 25 shtator është konkursi i par i këtillë me të cilin publikisht dhe në mënyrë transparente kërkohet nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët posedojnë aftësi dhe kualifikime të caktuara të mund të aplikojnë dhe të përfitojnë nga  mundësitë  dhe  procedurat adekuate për të marrë pjesë në këshillat mbikëqyrëse dhe udhëheqëse në kuadër të institucioneve shtetërore”,

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, në konferencën e sotme për shtyp tha se , me konkursin e tretë, ku janë përfshirë organet e udhëheqjes – këshillat udhëheqëse dhe mbikëqyrëse përhapet baza e institucioneve dhe e organeve dhe në përgjithësi baza për transparencë që e ofron Qeveria.

“kjo do të thotë se Qeveria në procedurë adekuate, duke u bazuar kryesisht në aftësitë e veta individuale, njohuri dhe karakteristika personale, mund t marrë pjesë  në udhëheqjen e institucioneve dhe në atë mënyrë të kontribuojë për realizimin e reformave”, deklaroi Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button