Vallëzo, të shohim a je për punë!

Kompania e dyqaneve britanike, “Currys” që shesin pajisje elektronike me pakicë, ka kërkuar publikisht falje të enjten pasi e kanë pranuar se disa persona që janë intervistuar për tu punësuar si shitës në këtë kompani, janë detyruar që të kërcejnë.

Kërkuesit e vendit të punës që kanë marrë pjesë në një intervistim në grup në një dyqan të madh të “Currys” në Cardiff, duhej që të performonin një valle gjatë ushtrimeve që kishin për qëllim trajtimin e punës ekipore, transmeton rel.

Kompania, megjithatë ka thënë se vallëzimi nuk bën pjesë te procedurat formale të intervistimit të njerëzve që kërkojnë punë te “Currys”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button