ASUS prezanton Transformer Pad TF701T

Në mesin e produkteve të ndryshme që ka shpalosur sot në IFA 2013, ASUS zbuloi gjithashtu tabletin e ri Transformer TF701T.

Tableti vjen me sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean dhe është mundësuar nga një procesor NVIDIA Tegra 4 T40X quad-core me 2GB RAM DDR3L. Ai ka një ekran 10.1-inç WQXGA që ofron rezolucion 2.560 × 1.600 pikselë. Ky tablet bashkohet me familjen ASUS Transformer për shkak se ai vjen me një mbajtëse, me të cilën mund të përdoret në mënyrë efektive si një laptop Android.

Mbajtësja përmban një tastierë QËERTY dhe një bateri e cila mund të zgjasë deri në 17 orë. Ai gjithashtu përmban një port USB 3.0.Ka një kamerë 5-megapikselë nga pjesa e pasme, një 1,2-megapikselë përpara dhe mbështetje për Miracast. Tableti ka një vend për kartë microSD, ndërsa mbajtësja ka një vend për kartë SD për zgjerimin e memories.

Transformer Pad është në dispozicion në modelet 32GB dhe 64GB. Tableti është vetëm 8.9 mm i trashë dhe peshon vetëm 585 gram. Çmimi dhe disponueshmëria ende nuk janë bërë të ditura.

Lajme të ngjashme

Back to top button