Prodhuesit e miellit, kërkojnë rishqyrtim të vendimit për heqjen e importit të kushtëzuar të miellit

Prodhuesit e miellit i  bëjnë thirrje Qeverisë dhe ministrive të resorit përkatës  që ta rishqyrtojnë gjendjen e sapo krijuar me miellin dhe t’i përmbahen marrëveshjes, sipas së cilës masa për import të kushtëzuar të miellit duhej të jetë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Nëse realizohen paralajmërimet se do të hiqet masa për import të kushtëzuar të miellit më 15 shtator të këtij viti, mullisët kërkojnë që të subvencionohet blerja vjetore e grurit vendor me mbi 11 denarë për kilogram.

Mullisët  janë të kënaqur nga pjesa e masës për grurin,  sepse sipas informatave nga Ministria e resorit janë blerë rreth 95 për qind e grurit. Masa për import të kushtëzuar të grurit dhe miellit ishte vendosur më 1 qershor të këtij viti me qëllim që të mbrohet prodhimi vendor dhe duhej të vlente deri më 31 dhjetor, nëse paraprakisht nuk krijohen kushte për heqjen e saj.

Qeveria tashmë e hoqi importin e kushtëzuar të grurit pas vlerësimit se tregu është stabilizuar dhe se janë tejkaluar të gjitha sfidat të cilat mund të shkaktojnë shkelje të mundshme. Deri në fund të gjysmës së parë të muajit, pritet të hiqet edhe masa për import të kushtëzuar të miellit sepse edhe në këtë segment tregu është stabilizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button