Ministri Hoxhaj paralajmëron, shumë shpejt, njohje të reja

Drejtuesit e Ministrisë së jashtme të Kosovës kanë vlerësuar se procesi i bisedimeve dhe i normalizimit  të marrëdhënieve  me Serbinë, ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit për Kosovën dhe ka sjellë vetëm në muajin qershor pesë njohje të reja.

Në këtë kontekst në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka paralajmëruar njohje të reja në javët në vazhdim.

“Është fjala për vendet e Amerikës së mesme dhe të Amerikës latine, vende të botës arabe, myslimane, si dhe vende të Azisë dhe Paqësorit. Jam më se i sigurt se gjatë javëve të ardhme do të ketë njohje të tjera. Sikurse kam paralajmëruar në fillim të këtij viti, që deri në qershor do të ketë pesë vende që do ta njohin Kosovën, tash mund të them se ka edhe tri vende të tjera, të cilat do ta bëjnë një gjë të tillë”, ka theksuar Hoxhaj për Radion Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button