Hoxhë Bekir Halimi na shpjegon se kush nuk është i obliguar të agjërojë

Muaji i agjërimit është një nga pesë shtyllat e fesë myslimane dhe një nga detyrimet absolute fetare.

Vetëm tre kategori të qytetarëve janë të liruar të mos agjërojnë

Bëhet fjalë për gratë shtatzëna ose që fëmijët ushqehen nga gjiri i tyre, të sëmurit kronik dhe të sëmurit momental ndërsa dy mjek mysliman konstatojnë se agjërimi u shkakton dëm atyre, thotë teologu Bekir Halimi.

‘Agjërimi i ramazanit është obligim për secilin besimtar të moshës së rritur që është ne vendin e vet dhe që është i shëndoshë. Përjashtim nga agjërimi bën njeriu që ka sëmundje momentale, që mjeku e konstaton që duhet të merr medikamente në orarin e agjërimit, ndërsa ato duhet ti kompensojë’ tha Halimi.

Të liruar nga agjërimi, me kusht që ta paguajnë atë janë të sëmurit kronik

‘Lloji i dytë i sëmundjeve janë sëmundjet afatgjate, për shembull diabeti, tensioni që janë probleme të vazhdueshme të cilët mund ti ketë njeriu, dhe në kësi raste nëse dy mjek mysliman konstatojnë se agjërimi e dëmton edhe më tepër sëmundjen dhe ia shton, atëherë bie agjërimi prej tij dhe ai duhet të ushqejë nga një të varfër për çdo ditë, 30 ditë ramazan, ai duhet ti ushqejë 30 të varfër nga një shumë ditore prej 150 ose 200 denarë, varësisht prej standardit të buxhetit familjar’ tha më tej teologu Bekir Halimi.

Gratë shtatzëna dhe gji dhënëse, janë të liruara nga agjërimi me kusht ta kompensojnë atë

‘Gjithashtu përjashtim të agjërimit bën gruaja shtatzëna dhe gji dhënëse, e cila me agjërimin e vet mund ta dëmton foshnjën që ka në bark apo që i ka lind dhe ushqehet me qumësht, dhe agjërimin mund ta kompensojnë pas lindjes, ose ka dijetar që thonë se mund të kompensohet me dhënie ushqim të varfërve’ sqaron më tej Halimi.

Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit famë lartë, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra.

Muaji i Ramazanit është periudha në të cilën besimtarët myslimanë luten dhe agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij, duke u abstenuar nga çdo lloj i ushqimit dhe pijes si dhe kënaqësisë trupore./Portalb

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button