Ziadin Sela kërkon të mos hyjë në qeveri, ja pse

Në vazhdën e takimeve me qytetarët për reforimim e PDSH-së, Ziadin Sela sot ka ndaluar në vendlindjen e liderit të BDI-së Ali Ahmetit, ose më saktë në Tuhin të Kërçovës.

“Nëse Menduh Thaçi Marrëveshjen Politike e ka pas veç për fjalë boshe unë nuk e kam, oferta politike e jona është realja: Parlamenti Dydhomësh, buxheti, decentralizimi, këto bëhen realitet kur kuvendon dhe fiton tek shqiptarët, për mos të hysh në Qeveri pa i zgjidh këto gjëra”, tha Sela.

Sela tutje theksoi se rasteve të montuara, qoftë edhe me protesta duhet që një shteti ekstremist-ortodoks t’u thuhet unanimisht; stop dhe boll më. Kreu i Komunës së Strugës foli edhe për ekononimë.

‘Ky nënçmim kolektiv ndaj shqiptarëve nuk është bërë as në komunizem e as para 2001-ishit, neve na shkilen te drejtat më shumë se çdoherë, shqiptarëve u duhet një mobilizim  i gjithëanshem, që t’i zgjidh të drejtat e veta, dhe me votë të lirë t’i japim vetes asaj që na takon. Politika e vjeter e Ali Ahmetit e Menduh Thaçit që kërkojnë votat për të hy në Qeveri… Jo, jo, jo unë dhe të gjithe ju do të kerkojmë votë për MOS te hyjmë në Qeveri, pa mos u garantuar të drejtat e shqiptarve në Maqedoni”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button