Tuna kërkon liri për Palestinën

Këngtarja Tuna, ka shprehur përkrahjen e saj publike për popullatën në Gaza të Palestinës, me anë të një mesazhi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Edhe pse e angazhuar shumë nga një cep në cepin tjetër të trojeve shqiptare, Tuna me vëmendje duket se i përcjell ngjarjet në vend dhe botë.

Ajo si duket është prekur nga ngjarjet në Palestinë, ku raportohet për civilë të vrarë. Tuna në emër të ekipit ka kërkuar liri për Palestinën.

“Liri për Palestinën. Ne përkrahim Gazën”, ka shkruar Tuna në faqen e saj zyrtare në Facebook ku edhe ka bashkëngjitur një fotografi.

Tuna është një prej këngëtareve të pakta që ka shprehur hapur përkrahjen ndaj popullit palestinez, pas ngjarjeve të fundit ku kanë mbetur civilë dhe fëmijë të vrarë nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Tuna së fundmi publikoi projektin “MMV”, një prej projekteve më të shtrenjta në videotekën e muzikës shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button