Iniesta: Nuk dua të flas për Suarez

Mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Andres Iniesta ka refuzuar që të flasë për suspendimin e Luis Suarez që ndodhi gjatë Kampionatit Botëror.

Luis Suarez u dënua me 9 ndeshje ndërkombëtare teksa 4 muaj nga çdo aktivitet futbollistik pasi që e kafshoi mbrojtësin e kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini.

“Dënimi i Luis Suarez është një çështje shumë e ndjeshme”.

“Nuk e di nëse kam të drejtë të flas, prandaj më mirë është që të jem neutral. Ne shpresojmë që gjithçka do të rregullohet dhe suspendimi të zvoglohet paksa”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button