Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, shtroi iftar për të gjithë funksionarët

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, shtroi iftar për të gjithë funksionarët e pushtetit lokal dhe qendror nga rajoni i Komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Në iftar i pranishëm ishte edhe vetë myftiu i BFI-së në Gostivar, Shaqir Fetai, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija si dhe personalitete tjera publike nga rajoni i Gostivarit.

“Si çdo herë edhe këtë vit kishim dëshirë të respektojmë të gjithë personalitet e territorit të Gostivarit, të cilët janë në funksione të ndryshme qofshin lokale apo republikane. Ishte kënaqësi e veçantë ti kemi kryetarët e komunave të Gostivarit dhe Vrapçishtit, ministrat tanë, deputet, drejtorë të ndryshëm që janë nga Gostivari.

Një nder vlerat tjera ishte se kishim përfaqësues nga të gjitha subjektet politike, turke, rome etj”, tha muftiu Shaqir Fetai. “Ne si kryetar komunash dhe gjithë qeveritarët e të dyja komunave, gjithnjë kemi qenë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të Muftinisë së Bashkësisë Islame të Gostivarit dhe kështu do vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Këtë që e bën muftiu është një vepër shumë e madhe për shkak se në muajin e shenjtë të Ramazanit i afron në iftarin që ai e organizon të gjithë subjektet politike dhe qeveritarët pa marrë parasysh se nga cila parti politike ata kanë dalë, për shkak se ata janë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Në aspektin fetar ne të gjithë jemi ushtarët e Muftinisë në kuptimin simbolik të fjalës. Ne do të përkrahim Muftininë e Gostivarit dhe gjitha xhamitë që funksionojnë në vendin tonë, çdo here dhe në të gjitha format që kemi mundësi, qoftë kjo mbështetje morale apo financiare”, theksoi kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Lajme të ngjashme

Back to top button