Rruga për një banjën e Tetovës tmerr i vërtetë

Kjo është gjendja e rrugës që të çon për në banjën e qytetit, edhe pse ky vend është i frekuentuar nga shumë qytetar të Tetovës  dhe të qyteteve të tjera .  Edhe pse kjo rrugë është gjendur në çdo platformë të kryetarëve  të komunës së Tetovës edhe pse është premtuar një investim kapital  në këtë rrugë megjithatë, kjo rrugë vazhdon të mbetet një premtim i parealizuar. E njëjta  rrugë është premtuar edhe  nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi  dhe e njëjta është në platformën e saj parazgjedhore., ku ka premtuar asfaltimin e rrugës  dhe ndërtimin e një shëtitoreje.

Kjo rrugë nuk është meremetuar  me vite të tëra, gjatë kohës , kur kemi të reshura të shiut në shumë pjesë të rrugës kemi dhe rrëshqitje të gurëve, nga mali për rreth dhe në të shumtën e rasteve bëhet e pakalueshme për automjetet.

Edhe pse kjo rrugë nga shumë qytetarët frekuentohet për të ecur në ajër  të pastër, ata nuk kanë një rrugë të posaçme për këtë dhe janë të detyruar të përballen me pengesa të shumta gjatë rrugës.

Por kur do të rregullohet kjo rrugë akoma nuk dihet, megjithatë, një investim në këtë rrugë do të rriste , edhe numri e vizitorëve në këtë vend turistik, i cili nga shumë persona shihet një potencial i madh ekonomik   i cili nuk po shfrytëzohet.  

 

Lajme të ngjashme

Back to top button