Shpërthimi në Sopishte: Të plagosurit ende janë në rrezik për jetën

Tre të plagosurit në shpërthimin e djeshëm në fabrikën për material piroteknik në fshatin Sopishte të Shkupit ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Jeta e tyre vazhdon të jetë në rrezik pasi bëhet fjalë për lëndime nga djegie deir në 90 për qind të trupit. 

Dy burrat dhe një grua që u plagosën marrin frymë me anë të aparateve mjekësore. Shpërthimi kishte ndodhur gjatë punës në fabrikë, kurse zjarri që u shkaktua më vonë është lokalizuar dhe është fikur menjëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button