Stresi: Lazarati është i fortë, i kanë bërë milionat qëmoti

Reperi nga Shqipëria, Stresi, thotë se Lazarati vazhdon të jetë i fortë, ndërsa duke komentuar jetën e tij personale ka thënë se aktualisht nuk ka të dashur.

I pyetur nga Gazeta Shqiptare nëse ka qenë në Lazarat së fundmi dhe se a janë të mërzitur shokët e tij atje, reperi ka thënë: “Lazoooo jeton dhe është i fortë! Milionat i kanë bërë me kohë ata”.

Sa i përket jetës personale, ai ka mohuar të jetë në një lidhje dhe ka treguar se nuk planifikon të martohet në një të ardhme të afërt.

“S’kam të dashur. S’ka shanse të martohem, ka kohë”, është shprehur këngëtari.

Së fundmi Stresi në bashkpunim me Albëreshën publikuan këngën e re “Më fal”, këng e cila vetëm për disa ditë arriti të marrë më shumë se 100 mij shikime në Youtube.

Lajme të ngjashme

Back to top button