Fyle: Duhet dialog politik për progres në Maqedoni

Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle është shprehur në rrjetin social Twitter pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas tij,  në takim u diskutua rreth progresit të Maqedonisë teksa vuri theksin tek dialogu politik dhe reformat. Këshilli i Sigurimit të Stabilizim Asociimit theksoi se marrëveshja e stabilizim Asociimit qëndron në thelb të marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë, derisa vendi të bëhet pjesë e BE-së.

Këshilli kërkoi përfundimin e rishikimit të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit sa më shpejt të jetë e mundur.   Gjithashtu u tha se duhet më pavarësi në zbatimin e ligjit në Maqedoni, megjithatë theksoi progresin e bërë në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Back to top button