Peterle, kryesuesi i ri i Komitetit të BE-së për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki, sot në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel u takua me kryesuesin e ri me Komitetin e përbashkët parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë dhe Europarlamentit, Alojz Peterle.

Sipas Poposkit dhe Peterles, ambicia proevropiane e Qeverisë së Maqedonisë është element i rëndësishëm për depërtimin e shtetit në integrimet evropiane dhe se ky Komitet do të punojë që së shpejti të fillojnë negociatat inkuadruese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

” E di se si përfundoi Komiteti i përbashkët në mandatin paraprak. Mendoj se ka potencial politik shumë më të madh për punën e Komitetit dhe do të doja ta kryesojë delegacionin e Europarlamentit në mënyrë që të sigurojmë vlera të ndryshueshme politike në proces”, theksoi Peterle.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë thotë se me Peterlen janë dakorduar rreth asaj se çka duhet të jetë prioritet i punës së komitetit dhe se në të cilin drejtim do të jetë bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe institucionet evropiane.

“Një gjë është e sigurtë, ndërsa ajo është se nuk do të ketë vendim për zgjerim të mëtejmë në këtë mandat pesëvjeçar. Por, nevojitet që për këto pesë vite të jemi të përgatitur, jo për negociata, sepse për ato jemi të përgatitur që prej para pesë viteve, por për anëtarësim të plotë në BE, thotë ministri Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button