Gjykimi i tetë protestuesve, policët dëshmojnë kundër tyre

Gjykimi i tetë protestuesve të cilat akuzohen për sjellje të dhunshme në protestat kundër vendimit gjyqësorë në rastin “Monstra”, ka vazhduar sot.

Në propozim të Prokurorisë publike, sot kanë dëshmuar dy nëpunës policorë të cilët atë ditë kanë siguruar protestat.

Njëri nga dëshmitarët ka theksuar se njeh njërin prej tetë të akuzuarve që është ndarë nga turma dhe ka filluar të gjuajë me gurë dhe sende tjera kah policia, por kjo ka ndodhur në rrugën “Cvetan Dimov”, më larg gjykatës, gjersa tjetri dëshmitarë ka deklaruar se ka njohur në kamerën televizive njërin nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në protesta.

Mbrojtja e të akuzuarve ka reaguar për paraburgimin e të dyshuarve dhe ka kërkuar që të mos u gjykohet gjatë kohës së festave të Bajramit.

Lajme të ngjashme

Back to top button