Serbët bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Ribariq

Rreth 1 mijë e 500 serbë kanë bllokuar të hënën në Zubin Potok magjistralen Mitrovicë-Ribariq, duke protestuar në këtë mënyrë, siç thanë ata, kundër akuzave më të reja ndaj tyre, kërcënimit me burgosje, si dhe presionit gjithnjë e më të madh ndaj serbëve të Kosovës që po zhvillohet nga ana e EULEX-it.

Protesta e sotme e organizuar nga i ashtuquajturi Këshilli drejtues i Bashkësisë së Komunave serbe të Kosovës dhe me sloganin ‘Të gjithë jemi të njëjtë dhe cili prej neve e ka radhën”, ka filluar në ora 11:00, ndërsa deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button