Mblidhet OKB, e shqetësuar për numrin e viktimave në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të viktimave në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për fund të armiqësive.

Takimi urgjent është mbajtur pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka thënë se vrasja e palestinezëve nga sulmet izraelite është “veprim mizor”.

Duke folur në Katar, Ban po ashtu ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve që kanë marrë mbi 400 jetë njerëzish.

Mbi 60 palestinezë dhe 13 ushtarë izraelitë janë vrarë më 20 korrik, ditën më të përgjakshme në ofensivën 13-ditëshe

Lajme të ngjashme

Back to top button