Mbi 500 palestinezë e kanë humbur jetën në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës

Numri i palestinezëve që e humbën jetën në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës sot arriti në 508 persona, deklaruan përfaqësues palestinezë.

Mediat izraelite mëngjesin e sotëm njoftuan se dy grupe terroriste kanë hyrë në Izraelin jugor në afërsi të një kibuci nëpër tunelin e gërmuar në pjesën veriore të rripit të Gazës. Aeroplanët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj një grupi menjëherë sapo është vërejtur. Grupi tjetër i cili ka hyrë në territorin e Izraelit ka gjuajtur një raketë antitanke ndaj një automjeti, ndërsa forcat izraelite ua kanë kthyer me ç ‘rast kanë vrarë dhjetëra ekstremistë. Edhe në anën izraelite ka viktima, por nuk është kumtuar numri i tyre.

“Tanket izraelite mëngjesin e sotëm hapën zjarr mbi shtëpinë e familjes Sijam në Rafa, me ç ‘rast jetën e humbën dhjetë persona, prej të cilëve katër fëmijë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë Ashrad al Kidra.

Përleshjet vazhdojnë pas ditës së djeshme më të përgjakur nga fillimi i ofensivës dhe betejës së parë të madhe tokësore në të cilën jetën e humbën 13 ushtarë izraelitë, ndërsa në mbarë Gazën jetën e humbën më shumë se njëqind palestinezë.

Lajme të ngjashme

Back to top button