Të akuzuarit për dhunë në protesta, shprehen të pafajshëm para gjykatës

Tetë të akuzuarit për protestat para Gjykatës së Shkupit, sot para gjyqit janë shprehur si të pafajshëm.

Avokatët e të akuzuarve u ankuan se Prokuroria ka dëshmi se këta persona vetëm fizikisht kanë marrë pjesë në protesta, por jo edhe për atë se këta kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe Gjykatës.

Avokatët u ankuan gjithashtu se gjykata nuk ka bërë shqyrtimit e plotë të materialeve dëshmuese të dorëzuara nga Prokuroria dhe se nuk janë njohur plotësisht me akt akuzën.

Të akuzuarit para gjykatës u shprehën se kanë qenë pjesë e grupit që protestonte, të pakënaqur me vendimin gjyqësorë për rastin “Monstra”, por nuk kanë qenë në vendin që e përcakton Prokuroria për të bërë vepër penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button