Yusuf al-Qaradawi dha fetvanë e tij për Egjiptin: Të mbrohet Mursi

Dijetari i njohur musliman Yusuf al-Qaradawi, sot lëshoi fetvan e tij në lidhje me gjendjen aktuale në Egjipt, njofton AFP.

Sipas tij, populli egjiptas ka obligim që të pozicionohet në anën e presidentit të zgjedhur dhe legjitim Muhamed Mursi, që me anë të grusht shtetit ushtarak është hequr nga pozita e presidentit. 

Yusuf al-Qaradawi tha se se ushtria duhet t’i lëshojë rrugët e Egjiptit dhe të mos marrë pjesë në ngjarjet politike të vendit. 

Interesimi i ushtrisë në këtë rast është akt kundërligjor dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e gjithashtu edhe vullnetin e popullit që në këto zgjedhje i ka dhënë besimin Mursit, deklaroi Yusuf al-Qaradawi, duke shtuar se pjesa më e madhe e ulemave të El Az’harit janë në anën e presidentit të rrëzuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button